MSh: Gjatë inspektimit në “Pharma Leader” janë gjetur pako me insulina me afat të skaduar

Aktuale

MSh: Gjatë inspektimit në “Pharma Leader” janë gjetur pako me insulina me afat të skaduar

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 23:35
Ilustrim

Ministria e Shëndetëisë, ka njoftuar se nën asistimnin e Policisë së Kosovës, ka zhvilluar inspektim në kompaninë “Pharma Leader”.

“Pharma Leader”, dyshohet se në procedurën e furnizimit të tenderit për insulina, ka prezantuar një dokument që dyshohet të jetë i falsifikuar.

MSh-ja në njoftimin e saj i ka kritikuar organet e rendit që “përkundër denoncimit publik, ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në raport me dyshimet për falsifikim të dokumentit”.

Gjatë inspektimit, sipas MSh-së, janë gjetur “disa pako të insulinave me afat të skaduar”.

“Ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë, me datë 13 qershor 2023, në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike, ka dorëzuar njoftimin për dyshimin e falsifikimit të dokumentit nga ana e kompanisë ‘Pharma Leader’. Presim sa më parë nga Prokuroria që të ndërmarrë të gjitha masat në funksion të zbatimit të ligjit lidhur me kryerjen potenciale të veprës penale – mashtrim në prokurim publik, falsifikim të dokumenteve me qëllim përfitimi dhe, mbi të gjitha, rrezikim potencial i shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

Në reagimin e MSh-së thuhet se presin nga Prokuroria të ndërmarrin masa “funksion të zbatimit të ligjit lidhur me kryerjen potenciale të veprës penale – mashtrim në prokurim publik, falsifikim të dokumenteve me qëllim përfitimi dhe, mbi të gjitha, rrezikim potencial i shëndetit publik”.

Në lidhje me këtë inspektim ka dalë më njoftim edhe Policia e Kosovës, duke thënë se “inspektorët kompetent kanë urdhëruar biznesin në fjalë që të fus në karantinë tërë sasinë e insulinave deri në një vendim të ardhshëm, dhe ka mbetur që inspektorët farmaceutik të zhvillojnë procedura tjera ligjore ndaj biznesit në fjalë sipas kompetencës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat