Ibishi për kidnapimin e policëve: Më kredibile është një deklaratë nga prokurori sesa e 100 politikanëve

Aktuale

Ibishi për kidnapimin e policëve: Më kredibile është një deklaratë nga prokurori sesa e 100 politikanëve

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 20:04
Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë kosovarë nga Forcat Speciale serbe në thellësi të territorit të Kosovës thotë se më kredibile është një deklaratë nga prokurori sesa e 100 politikanëve.

Ibishi, thotë se hartat e publikuara të cilat tregojnë vendin se ku janë kidnapuar policët nuk janë kredibile, sikur do të ishin nga ato që ishin publikuar nga prokurori bazuar nga vendi i ngjarjes.

“Nuk e di pse liderët tonë politikë po ia atribuojnë veti duke dalë me fotografi me deklarata e këto. Ne i kemi të gjitha institucionet tona çka veprojnë, kemi edhe Policinë Hetuese, kemi edhe tekniken kriminalistike, kemi edhe prokurorët, ku ata dalin në vendin e ngjarjes, tash kemi edhe KFOR-in, ku e ka një rol të veçantë. Sa i përket çështjeve operacionale të zyrtarëve policorë, ata kanë qenë në kuadër të kryerjes së detyrave brenda territorit të Kosovës. Shumë ma kredibile del një raport nga vendi i ngjarjes dhe nga deklarata e prokurorit sesa 100 politikanëve të tjerë. Hartat që janë publikuar, as për opinionin tonë, as për ata ndërkombëtarë, ose për këdo qoftë tjetër nuk janë ashtu kredibile, sikur do të ishin kur prokurori del nëse normal ka prova nga vendi i ngjarjes apo është në përpunim të zhvillimeve të hetimeve”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë thotë se nuk është që dokumentet e publikuara nuk janë të vërteta, por referenca më e mirë është e prokurorit kompetent.

“Për një kohë të shkurtër del deklarata e tij zyrtare se ku ka qenë ku është gjet automjeti, ku ka qenë vendndodhja në bazë të gjurmëve krejt po iu referohem, ku supozohet që janë kidnapuar pra zyrtarët tonë policorë. Në këtë rast ka të bëjë me një agresion, pasi që po flitet për një formacion ushtarak apo xhandarmërisë, sepse xhandarmëria në të vërtetë i ka arrestuar, por mund të jetë edhe formacioni i Njësive Speciale që është “Kobra” çka është përfolur këtu forcave të armatosura të Serbisë. Dilet me deklaratë që realisht është deklaratë më zyrtare sesa 100 deklarata të politikanëve tonë. Nuk po dua të them që këto dokumente nuk janë të vërteta, mirëpo referenca më e mirë është e prokurorit kompetent, i cili me daljen në vendin e ngjarjes me hetim nga ekipi i kriminalistikës bënë versionin  e një kidnapimi të tillë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat