Kokaj: Trupi varet sa e ka stabilitetin e trurit – Serbia do ta shoh që e ka një tru të mençur përballë

Aktuale

Kokaj: Trupi varet sa e ka stabilitetin e trurit – Serbia do ta shoh që e ka një tru të mençur përballë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 21:08
Jahja Kokaj

Seanca e ftuar nga opozita për raportimin e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës, është duke vazhduar.

Në mesin e deputetëve që kanë marrë fjalën deri tash është edhe Jahja Kokaj nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe këtë herë, Kokaj e përshkroi më ndryshe se të tjerët situatën në të cilën ndodhet Kosova. Shtetin ai e quajti tru të mençur, që sipas tij është halë në sy për Serbinë.

Por megjithatë, Kokaj qe i bindur se gjithçka do të kalojë shumë shpejt.

“Kjo situatë do të kalohet shumë shpejt. Jom i bindur që ata tre vëllezërit tonë shumë shpejt do të lirohen. Trupi varet sa e ka stabilitetin e trurit, edhe kombi varet sa është i mençur, largpamës. Këto janë faktorë universal..e kështu. Jam i bindur që kësaj radhe Serbia e sheh që ka një tru të mençur përballë. Është halë në sy pikërisht pse është i mençur. Luftat politike janë normale.”, tha Kokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat