Protestuesit serbë ia thyen krahun gazetarit Pleurat Salihu

Aktuale

Protestuesit serbë ia thyen krahun gazetarit Pleurat Salihu

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 17:22
Pleurat Salihu

Situata gjatë ditës së sotme në Leposaviq ka eskaluar pasi që protestuesit serbë kanë sulmuar mediat e Kosovës.

Ekipet e mediave janë sulmuar nga bandat e Leposaviqit derisa ishin duke raportuar atje.

Duke raportuar për gjendjen në këtë komunë ishte edhe gazetari Pleurat Salihu, bashkë me kameramanin Bashkim Xhukolli.

Bandat serbe kanë gjuajtur me shok bomba me gurë në drejtim të ekipit, ku kanë goditur gazetarin dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore në dorën e majtë.

Salihu ka pranuar tretman mjekësor në Mitrovicë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat