“Deklaratë skandaloze”, analisti kritikon qëndrimin e Borrell për situatën në Kosovë

Aktuale

“Deklaratë skandaloze”, analisti kritikon qëndrimin e Borrell për situatën në Kosovë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 15:36
Josep Borrell

Analisti Fidan Ukaj ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku ndër të tjera foli edhe për deklaratën e dhënë një ditë më parë nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell I cili tha se është i alarmuar për situatën në veri të Kosovës.

Borrell ka kritikuar mes të tjerave Kosovën për arrestimet e të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe për marshimin e rregullt të Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore.

Sipas analistit Ukaj , kjo deklaratë e Borrellit, është skandaloze pasi nuk e ndihmon aspak shtensionimin e situatës, e për më tepër shton Ukaj, heshtja e të gjitha ambasadave KFOR-it dhe EULEX-it për arrestimin, tregojnë se këto arrestime të realizuara nga policia e Kosovës kanë qenë të ligjshme.

“Zoti Borrell dha një deklaratë skandaloze. Unë mendoj se zoti Borrell ka informacionin e duhur në Kosovë, si nga ana e EULEX-it edhe nga ana e KFOR-it se a kanë qenë apo jo arrestimet në harmoni me vendimet e gjykatave, sepse unë e besoj dhe jam i bindur se policia nuk ka shkuar me kokën e saj, apo me urdhrat e kryeministrit, apo me fotografi që të arrestojë njerëz.

Mos reagimi i ambasadorëve në Kosovë, apo i EULEX dhe KFOR tregojnë se këto  arrestime kanë qenë të bazuara në ligj. Ndaj një deklaratë si e Borrellit, konsiderohet skandaloze, pasi një deklaratë e tillë nuk e shtensionon situatën, nuk i afron palët, përkundrazi i largon dhe zoti Lajçak dhe Borrell nuk janë në pozicionin që të japin deklarata të tilla. Ai ka dhënë deklarata të pamatura dhe më pas “i ka rënë pishmanit”, tha analisti Ukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat