Po i dërgon letra të njëpasnjëshme Scholzit e Macronit për Asociacionin, Bytyçi ironizon me Ramën: Kanë filluar të tallen me të

Aktuale

Po i dërgon letra të njëpasnjëshme Scholzit e Macronit për Asociacionin, Bytyçi ironizon me Ramën: Kanë filluar të tallen me të

Nga: A.M. Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:02
Edi Rama

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas letrës së dytë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramës u aka dërguar Macron-it dhe Scholz-it.

Bytyçi në një postim në Facebook u shpreh i befasuar nga ky veprim i Ramës, duke thënë se çfarë i duket vetja që u dërgon letra këtyre liderit të Gjermanisë dhe atij të Francës.

Ai përmendi edhe tentativat e Ramës për ta ndarë Kosovën, qoftë edhe përmes ‘Zajdenicës’.

“Zoti e do Kosovën, sepse përballë djajve intrigantë ka vënë atje një lidership të zotin e të aftë të përballen me të keqen e madhe që vjen nga shumë anë!

Megjithatë, edhe Scholz dhe Macron kanë filluar të tallen me padishahun tonë dhe t’i përdorin për vendin e lig letrat që ky ua dërgon”, shkroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ej! Çfarë i duket vetja këtij padishahut tonë, që i dërgon letra të njëpasnjëshme Scholz-it dhe Macron-it për Kosovën?! Apo është kaq i kapur sa nuk i del shpirti deri sa ta ndajë drejtpërdrejt veriun e Kosovës ose në mënyrë të ngadaltë përmes Zajednicës?!

Zoti e do Kosovën, sepse përballë djajve intrigantë ka vënë atje një lidership të zotin e të aftë të përballen me të keqen e madhe që vjen nga shumë anë!

Megjithatë, edhe Scholz dhe Macron kanë filluar të tallen me padishahun tonë dhe t’i përdorin për vendin e lig letrat që ky ua dërgon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat