Hoti për lirimin e policëve: Faleminderit miqve ndërkombëtarë, faleminderit Shqipëri

Aktuale

Hoti për lirimin e policëve: Faleminderit miqve ndërkombëtarë, faleminderit Shqipëri

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 11:30
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë për lirimin e tre policëve kosovarë.

Ai po ashtu ka falënderuar veçanërisht Shqipërinë për angazhimin.

Postimi i tij i plotë:

Lirimi i tre policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë.

Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë.

Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat