Abazi: Cirku i Kurtit është vetëm në favor të Vuçiqit e në dëm të thellë të Kosovës

Aktuale

Abazi: Cirku i Kurtit është vetëm në favor të Vuçiqit e në dëm të thellë të Kosovës

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 17:50
Haki Abazi

Deputeti Haki Abazi ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, për qëndrimet e këtij të fundit sa i përket marrëdhënieve me ndërkombëtarët.

Ai i ka quajtur cirk veprimet e Kurtit, të cilat siç thotë ai, janë vetëm në favor të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Abazi thotë se Kosova nuk ia ka borxh “izolimin” Kurtit.

“Cirku i Kurtit është vetëm në favor të Vucicit dhe në dëm të thellë të Kosovës, qytetarëve dhe marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar! Kosova nuk ja ka borgj Kurtit izolimin dhe as dënimin e botës demokratike për shkak të vendimeve të pamenduara mirë dhe të bazuara në njëmendësinë qeverisëse. Nga izolimi i Serbisë nga vendet e BEse, është kthyer në izolim dhe masa kundër Kosovës dhe kjo është vetëm për shkak të gabimeve sistematike në dialog dhe deshtimit të artikulimit të interesit të vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Deputeti Abazi shtoi se “mungesa e plotë e demokracisë në LVV dhe mungesa e plotë e funksionimit të parlamentit dhe komisioneve parlamentare e bën sjelljen e Kurtit të rrezikshme dhe pa kontrolle e llogaridhenie dhe në anën tjetër Kurti ka krijuar terren të përshtatshëm për përmirësimin e pozitës së Serbisë në raport me BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat