Baraliu: Nga Plani i Ahtisaarit e deri më sot Kosovës i'u bënë vetëm propozime të dëmshme

Aktuale

Baraliu: Nga Plani i Ahtisaarit e deri më sot Kosovës i'u bënë vetëm propozime të dëmshme

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:45
Mazllum Baraliu

Profesori universitar Mazllum Baraliu duke komentuar paralajmërimet e fundit nga BE-ja për sanksione tha se që nga Plani i Ahtisaarit e deri më tani, bashkësia ndërkombëtare i ka bërë vetëm propozime të dëmshme që e dëmtojnë sovranitetin.

Ai paralajmërimet e sanksioneve i ka quajtur “pshtetje për muri” të Kosovës që sipas tij do të shqiptohen në rast se qeveria nuk i përmbush kërkesat e BE-së e SHBA-së.

“Është një padrejtësi historike që po i bëhet Kosovës në vazhdimësi duke kërkuar cdohere koncensione, lëshime në dëmë të sovranitetit të saj dhe problemeve të saj. Ndëkohë, duke favorizuar Serbinë e cila hapur po favorizohet nga bashkësia ndërkombëtare.”, deklaroi Baraliu.

Sipas profesorit Kosovën nuk e njeh BE-ja si tërësi me 27 shtete, por e njohin si tokë e askujt, dhe e njëjta do të duhej të ndërpritej.

“Kosova përkundër vështirësive është shtet serioz që ka dëshmuar në rrethana shumë të vështira demokraci, sundim të shtetit dhe në konsuludim të shtetit. Është momenti i fundit që edhe bashkësia ndërkombëtare të bëjë shtanzhe të tilla. “, tha tutje Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat