Miftaraj: Shqipëria pret dikun 10 milionë turistë, Kosova 2 mijë ushtarë të KFOR-it

Aktuale

Miftaraj: Shqipëria pret dikun 10 milionë turistë, Kosova 2 mijë ushtarë të KFOR-it

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:33
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka bërë një krahasim për situatën në Kosovë.

Ai ka marrë shembull Shqipërinë e cila sipas një artikulli të shkruar nga Euronews France,  10 milionë turistë pritet të vijnë sivjet në Shqipëri, ndërsa në anën tjetër siç tha ai, në Kosovë pritet të vijnë rreth 2 mijë ushtarë të KFOR-it.

Kjo si pasojë e përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

“Sipas Euronews Francë sivjet Shqipëria pret dikund 10 milion turistë.Fluksi i turistëve në Shqipëri ka kapur vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Është Euroneës-i francez ai që i kushton një material të hollësishëm, këtij trendi që ka ardhur në rritje, që për Shqipërinë e ka cilësuar një bum turistik.”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

“Përderisa, Kosova deri me tani ka pranuar 700 ushtarë Turq të KFOR, me pritje legjitime që ky numër të shkoj deri 2000 ushtarë të KFOR.”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat