Konjufca: Përgjegjës i drejtpërdrejt për situatën në veri është Vuçiqi – masat e BE-së të padrejta

Aktuale

Konjufca: Përgjegjës i drejtpërdrejt për situatën në veri është Vuçiqi – masat e BE-së të padrejta

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:14
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, masat e Kosovës ndaj BE-së i ka quajtur të padrejta.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare po sillet sikur Serbia s’ka kurrfarë përgjegjësie për situatën në veri, teksa sipas tij, përgjegjësia për zhvillimet është drejtpërdrejt e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Më duken të padrejta masat e marra nga BE-ja, thuajse Serbia s’ka kurrfarë përgjegjësie për ato në veri që po ndodhin. Ai [Vuçiqi] publikisht iu ka kërkuar serbëve që të japin dorëheqje prej institucioneve në nëntor të vitit të kaluar”.

“Ai e filloi gjithë këtë. Institucionet mbeten vakante dhe ne kishim vetëm dy institucione, ose të triumfonte opsioni i Vuçiqit, ose opsioni i kushtetutshmërisë së Kosovës që të mbahen zgjedhjet e reja”, tha Konjufca për T7.

Më tej, ai tha se bashkësia ndërkombëtare s’mundi ta bindë Vuçiqin që t’iu thotë serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Kështu që cka të bëjë shteti i Kosovës? T’i nënshtrohet skenarit të Vuçiqit apo të shkonte me ato që janë obligime për ne, të cilat duhet t’i zbatojmë”

“S’ka pasur askush dyshim se cila është rruga e duhur, bile kjo rrugë u quajt e drejt prej bashkësisë ndërkombëtare. Thanë zgjedhjet janë të ligjshme, por përqindja ka qenë e vogël e daljes së qytetarëve e pastaj filloi dhuna”, tha ai.

Më tej, kreu i kuvendit tha se dhuna erdhi edhe nga policë që punonin në uniformë të Policisë së Serbisë.

“Për këtë dhunë kush është përgjegjës. Ai polici ishte ai me shkop në dorë e cili e qiti edhe polici i Bundestagut. Ishte polic i Serbisë, punonte me uniformë të Serbisë dhe pasdite kishte ardhur këtu që të bënte dhunën mbi ushtarët e KFOR-it. Kur i sheh të gjitha këto, e me pasë masa veç ndaj Kosovës, kjo po më pikëllon”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat