Anëtari i kryesisë së LDK, Muhamet Hamiti, ka thënë se heqja eventuale e masave ndëshkuese të BE do të ishte suksesi i vetëm i Qeverisë Kurti.
Ai ka vlerësuar se qeveria aktuale ka pasë dështime në të gjitha fushat e mundshme.
“Kosova po përjeton sanksione ndërkombëtare në kohën e regjimit të ri #KREJTdheDREJT. Të përkohshme janë sanksionet, po thotë Qeveria e Shpresës.
Heqja eventuale e sanksioneve do të ishte suksesi i vetëm i kësaj qeverie mbas dështimeve të gjithanshme. Edhe regjimi i ri i përkohshëm është”, ka shkruar Hamiti në profilin e saj në Facebook.