Nesër mbahet takimi i parë i grupit koordinues për anëtarësim në KE, marrin pjesë Kurti e Gërvalla

Aktuale

Nesër mbahet takimi i parë i grupit koordinues për anëtarësim në KE, marrin pjesë Kurti e Gërvalla

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 17:40
Albin Kurti dhe Donika Gërvalla-Schwarz

Nesër me fillim në ora 09:30 do të mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja & Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ftohen mediat që të marrin pjesë në hapjen e takimit.

Datë:  21 korrik 2023

Vendi: Qeveria e Republikës së Kosovës, Salla P38

Ora :   09: 30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat