Gashi: Kosova nuk mund ta përballojë një qeveri të karakterizuar nga korrupsioni

Aktuale

Gashi: Kosova nuk mund ta përballojë një qeveri të karakterizuar nga korrupsioni

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 11:59
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentare i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Qeveria Kurti karakterizohet nga korrupsioni dhe paaftësia.

Gashi para mediave tha se presin që në vjeshtë të ketë një situatë të re.

“Ky sesion dhe kjo qeverisje karakterizohen nga paaftësia dhe nga kapja e shtetit. Nga shkelja e Kushtetutës, me skandale, me korrupsion masiv. Karakterizohet si Qeveri që e shkel Kushtetutën” tha ai.

Gashi shtoi tutje se, Qeveria Kurti është qeveri e sanksioneve ndërkombëtare dhe sipas tij, Kosova nuk mund të përballojë një qeveri të tillë.

Ndryshe, sot në Kuvend ka dështuar të mbahet seanca për shkak të mungesës së kuorumit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat