“Pasha Zotin me jetu në Kosovë duhesh me kon milioner”, çuditë me deklaratën mërgimtari

Aktuale

“Pasha Zotin me jetu në Kosovë duhesh me kon milioner”, çuditë me deklaratën mërgimtari

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 22:22
Qytetari

Në emisionin e mbrëmshëm, pyetja për mërgimtarët nga gazetarja ishte: Për çfarë page do të vinin të jetonin sërish në Kosovë?

Përgjigjet e mërgimtarëve ishin të shumta, ku shumica u shprehen se do të ktheheshin me kënaqësi të jetonin në Kosovë për një pagë solide, mirëpo jo të gjithë menduan kështu.

Një mërgimtar e cili thotë se jeton në Gjermani, e kishte një përgjigje më ndryshe.

Duhet me kon milioner, pasha Zotin me jetu në Kosovë… mundesh me jetu edhe me pak, por jeta nuk është bash e mirë me jetu me pak pare, ma mirë është kur ki shume pare.

Edhe po shpresoj që ni dite kom me u bo milioner edhe me u kthy në Kosovë edhe tani jetoj si ni pasanik k’tu”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat