Policia lëshon urdhër për ndalim ndaj gangsterit “Italiani”, dyshohet për përfshirje në vrasjen në Bon Vivant

Aktuale

Policia lëshon urdhër për ndalim ndaj gangsterit “Italiani”, dyshohet për përfshirje në vrasjen në Bon Vivant

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 12:57
Andi Pajaziti

“Italiani” është i njohur për përfshirjen e tij në konfliktet e kafeve të Prishtinës – që për pasojë lanë të vdekur dhe të plagosur.

Rasti i fundit ka ndodh mbrëmë në “Bon Vivant”.

Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” ka mbetur mbrëmë i plagosur në sherrin me armë që ndodhi në kafen “Bon Vivant”.

Burimet bëjnë të ditur se ndaj Pajazitit, Policia ka lëshuar urdhër për ndalim.

Gazeta raportoi ekskluzivsisht se ai dyshohet të jetë përfshirë në rastin ku një person mbeti i vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur nga gjuajtjet me armë dhe gotat e qelqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat