Vrasja në ‘Bon Vivant’, kryetari i Gastronomëve: Prishtinë ta vnumë shaminë e zezë, mangupat na mbetën në qafë

Aktuale

Vrasja në ‘Bon Vivant’, kryetari i Gastronomëve: Prishtinë ta vnumë shaminë e zezë, mangupat na mbetën në qafë

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 17:33
Petrit Kllokoqi

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka reaguar pas ngjarjes tronditëse në kafenenë ‘Bon Vivant’ në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, shtatë u plagosën, ndërsa 13 të tjerë u lënduan.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kllokoqi ka thënë se që nga paslufta në sidomos në Prishtinë kanë qenë të theksuara problemet ku janë përfshirë ‘komandantët’ dhe siç i quan ai, ‘mangupat’.

“Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?! Me ‘komandanta’ u rahatuam më në fund, se bonën pare, mangupat na mbetën në qafë edhe kësaj dite. Njerz me nga 10 vepra penale enden të lirë në kryeqytet edhe gjithmonë ndër gastronomë dëgjohet llafi që ‘kur sun i ka bo kurgjo shteti çka kom me i bo UNE?’”, shkroi ai.

Sipas Kllokoqit, nuk ka zgjidhje për kët mentalitet, por që beson që mund të minimizohen rastet e tilla.

I pari i gastronomëve apelon që Gjykatat t’i dërgojnë në vuajtje të dënimit personat me vepra penale dhe të krijojë raporte bashkëpunuese me gastronomët.

Po ashtu, Kllokoqi tha që prioritet duhet të jetë çarmatosja e ‘terminatorëve’ që po terrorizojnë shoqërinë në qendër të kryeqytetit.

“Apeli jonë është që gjykatat, për çka edhe paguhen, me taksa të krejt neve bashkë si shoqëri, me ushtru detyrën për çka janë të thirrur, ata vetë me zbatu ligjin, njerëzit me vepra penale me i çu në burg, policia me kriju raporte bashkëpunuese me gastronomët, me kriju mundësinë me kalu sigurimi tek njesitet sekondare të policisë, edhe kryesorja: ligji pëer ARMËMBAJTJE ME QENË PRIORITET, sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë, në qendër të kryeqytetit, 200m largë stacionit kryesorë të Policisë në KOSOVË”, tha më tej ai, duke shtuar që Prishtinës ia vunë shaminë e zezë me sjellje primitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat