Rrustemi i VV pyet Stanon e BE-së: Qysh kur luftimi i krimit e shteti ligjor nuk na qenkan sjellje evropiane?

Aktuale

Rrustemi i VV pyet Stanon e BE-së: Qysh kur luftimi i krimit e shteti ligjor nuk na qenkan sjellje evropiane?

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 20:19
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka reguar pasi Bashkimi Evropian deklaroi që u vendosën masa ndaj Kosovës pasi pati “mungesë të sjelljes evropiane”.

Rrustemi me anë të një postimi në Facebook, ka kritikuar zëdhënësin e BE-së, Peter Stanon, duke e pyetur me ironi se nga kur luftimi i krimit e shteti ligjor nuk qenkan sjellje evropiane.

“Qyshkur z. Peter Stano, luftimi i krimit e shteti ligjor nuk na qenkan sjellje evropiane, kurse mësymja e grupeve kriminale nga Serbia e kidnapimi i policëve, qenkan sjellje evropiane?!

Nëse ka ndonjë ndryshim së fundi në ato që njihen si vlera evropiane, na trego z. Stano”, ka shkruar Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat