Radhë të gjata në vendkalimet kufitare, në Merdarë pritjet shkojnë deri në katër orë

Aktuale

Radhë të gjata në vendkalimet kufitare, në Merdarë pritjet shkojnë deri në katër orë

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Derisa mërgimtarët po kthehen në vendet e Evropës ku jetojnë dhe punojnë, pritjet në disa pika kufitare mbeten tejet të larta.

Deri në katër orë pritje për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdarës, janë regjistruar pasditen e së hënës.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë qytetarët për të dalë nga Kosova duhet të presin deri në katër orë (200 – 240 minuta), ndërsa për të hyrë në Kosovë nuk ka ndonjë pritje

Kolona në këtë pikë kufitare në territorin e Kosovës ka kaluar kilometrin.

Radhë të gjata për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare të Muçibabës.

Deri në një orë pritje nevojiten për të lëshuar Kosovën nga kjo pikë, derisa radhët e veturave janë 700 metra.

Situatë pak më e mirë është te Dheu i Bardhë ku pritjet nuk  janë më shumë se gjysmë ore, derisa radhët shkojnë deri në 600 metra.

Në pikat tjera nuk ka pritje të theksuara pos procedurave të zakonshme.

Të dhënat e përditësuara janë të orës 19:07.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat