Avokati “godet” fuqishëm disa ish-komandantë, tregon si e degraduan vendin për 20 vite me radhë

Aktuale

Avokati “godet” fuqishëm disa ish-komandantë, tregon si e degraduan vendin për 20 vite me radhë

Nga: M.L. Më: 15 gusht 2023 Në ora: 20:17
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj ka hedhur një varg kritikash ndaj klasës politike në Kosovë, e cila sipas tij ka prodhuar vetëm antivlera ndër vite.

Halilaj në një postim në Facebook ka shkruar për të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj” që e kanë degraduar vendin.

“I vetmi vend ishte Kosova që në kohë paqeje ishte copëtuar, madje kur ishte njohur si shtet nga më shumë se 100 shtete”, deklaron Halilaj mes tjerash.

Halilaj këto deklarata i ka dhënë edhe në një intervistë televizive së fundmi, ndërsa ka thënë se nuk i frikësohet askujt.

Ai ka thënë mes tjerash se Kosova është i vetmi vend në botë që për 20 vite nuk arriti të zbardh asnjë vrasje politike.

Postimi i plotë:

Gazmend Halilaj

Miq të dashur: mbajeni në mend...

I vetmi vend ishte Kosova që në kohë paqeje ishte copëtuar, madje kur ishte njohur si shtet nga më shumë se 100 shtete.

I vetmi vend që njerëzit arritën pasuri multimilionëshe, pa i thanë puna mbarë askush.

I vetmi vend që njerëzit u bënë “Doktor Shkence” pa lexuar asnjë libër.

I vetmi vend në botë që viktima siç ishim ne, ngriti idenë e faljes se krimeve të luftës nga regjimi serb, pa na kërkuar falje.

I vetmi vend që toka e ujitur me gjak, nga të pushtetshmit u ble nga 1 euro.

I vetmi vend që mërgimtarët si pasuri kombëtare, fyhen e poshtërohen, ani pse para dhe gjatë luftës dhe shtet ndërtimit ishin kontribut dhënësit- motori kryesor i gjithçkaje..

I vetmi vend në botë që për 20 vite, nuk ka arritur të zbulojë asnjë rast të vrasjeve politike, e as të nxjerr para drejtësisë asnjë peshk të madh...

I vetmi vend në botë që për 20 vite fëmijët e disa komandantëve dhe njerëzve të politikes u bënin konkurrencë fëmijëve të Sheikëve në Dubai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat