Krasniqi: Duhet të marrë fund keqeverisja e karakterizuar me korrupsion, narkotrafim e sanksione ndërkombëtare

Aktuale

Krasniqi: Duhet të marrë fund keqeverisja e karakterizuar me korrupsion, narkotrafim e sanksione ndërkombëtare

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 13:54
Memli Krasniqi

Pas aksionit të policisë së Kosovës, ku tre persona u arrestuan nën dyshimin për keqperdorim të rezervave shtetërore, ka reaguar  kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)  Memli Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se  keqqeverisja  e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.

“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.

Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat