E dhimbshme/ Sot i jepet lamtumira e fundit Leonora Shalës që vdiq pas vizitës në një klinikë dentare

Aktuale

E dhimbshme/ Sot i jepet lamtumira e fundit Leonora Shalës që vdiq pas vizitës në një klinikë dentare

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 14:37
Leonora Shala

Sot i jepet lamtumira e fundit 35 vjeçares Leonora Shala, e cila ndërroj jetë pasi kishte hequr dhëmbin në një klinikë dentare.

Familjarët kanë bërë të dtur, se e ndjera do të varroset sot nga ora 18:00, në varrezat e fshatit Ngucat.

Media ditën e sotme raportoj rreth këtij rasti, duke treguar detaje nga kjo ngjarje.

Stomatologu malishevas, Xh.K. ishte ai që pranoi pacienten me dhimbje dhëmbi.

Por gjendja e saj filloi të përkeqësohej për çka u dërgua me urgjencë në QKUK. Leonora nuk arriti të tejkaloj më të keqen dhe më pas ndërroi jetë në QKUK.

Stomatologu që pranoi pacienten, Xh.K dhe motra e tij janë arrestuar nga Policia e Kosovës me akuzat për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat