Detaji në zyrën e Latifit që mori vëmendje gjatë takimit me presidenten Osmani, lidhet me Thaçin

Aktuale

Detaji në zyrën e Latifit që mori vëmendje gjatë takimit me presidenten Osmani, lidhet me Thaçin

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 08:45
Smajl Latifi dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dje ka pritur në zyrën e tij presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit mund të jetë befasuar kur ka hyrë në zyrën e Latifit, pasi ka parë se aty gjendet e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.

Kjo është vërejtur nga publikimi i fotove që ka bërë vet presidentja Osmani gjatë takimit me Latifin.

Image
Smajl Latifi dhe Vjosa Osmani

Megjithatë, Osmani nuk ka pasur arsye të brengoset pasi kreu i Rahovecit ka respektuar ligjin.

Në zyrën e Latifit gjendet edhe fotografia e presidentes Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat