Kryetari i Kaçanikut: S’kemi librari, kemi bërë marrëveshje me dy markete për shitjen e librave

Aktuale

Kryetari i Kaçanikut: S’kemi librari, kemi bërë marrëveshje me dy markete për shitjen e librave

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 17:56
Besim Ilazi

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se nxënësit po furnizohen me libra në markete.

Ilazi poashtu thotë që prindërit po kanë vështirësi gjatë aplikimit.

Ai ka një thirrje për Qeverinë ‘Kurti’ lidhur me tekstet shkollore.

“Komuna jonë ende nuk ka librari, por është bërë marrëveshje në dy markete. Ka ende prindër që nuk dinë të aplikojnë dhe e kanë gjendjen e rëndë ekonomike. Prindërit po shpenzojnë shumë dhe kanë vështirësi për sigurimin e librave. Qeveria nuk duhet ta përsërisë më këtë situatë në të cilën jemi sot”, u shpreh Ilazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat