E dhimbshme: Ky është 60-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Suharekë, ishte veteran i UÇK-së

Aktuale

E dhimbshme: Ky është 60-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Suharekë, ishte veteran i UÇK-së

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:24
Kapllan Beqaj

Gazeta mbrëmë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht pasi e zuri traktori me dru.

Viktima është Kapllan Beqaj, 60-vjeçar.

Njoftimin mortor për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe të afërmit përmes postimeve në rrjete sociale, ku ndër të tjera bëjnë me dije se i ndjeri ishte ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat