Për dialogun Kosovë Serbia pas takimit të djeshëm në Bruksel, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk ka pritur shumë.
“Unë nuk kam pritur shumë nga ky takim në Bruksel me kryeministrit tonë Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Bile jam shumë i shqetësuar se në prag të takimit si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë kishte fyerje mes kundërshtarëve. Kurti flet në media për një personazh si Vuçiqi”, shprehet ai.
Pacolli ka folur edhe për shqiptarët në Ksoovën Lindore dhe si e sheh situatën atje.
“Së pari ju falendëroj juve dhe liderëve nga Lugina qe merren me këtë pjesë të shqiptarëve në Ballkan që aktualisht kanë mbetur këto pjesë të kombti tonë të margjinalizuar dhe me ë varfën dhe diskriminuar në Evropë”, thekson ai për gazetën zvicerane në shqip Le Canton 27.
“Pasivizimi i adreasve të shqiptarëve në Medvegjë dhe luginën e Preshevës është një formë e re e diskriminimit dhe spastrimeve etnike nga ana e Beogradit. Këtu bëhet fjalë për 6 mijë adresa të pasivizuara në Kosovë Lindore. Veç kësaj mungesa e librave, ndalesa ndalesa e simboleve, papunësia e madhe që ka probokuar eksodin. Pra shqiptarët në Serbi kanë probleme në shtetin e tyre që përballë kërkesave qëverisë serbe bëhet e shurdhër”, ka shtuar ai.
“Une pershendes lideret e Lugines për angazhimin e tyre permanent, pra edhe letren e kongresmeneve amerikan drejtuar Blinken për ta ndryshuar statusin shqipiptareve entik ne Luginë. Fundja, cfare te drejta gezojne sot serbet ne Kosovë po ato te drejta duhet t’i gezojne edhe shqiptaret ne Serbi. Pra, pa reciprocitet mes Kosoves dhe Serbise nuk do kete as stabilitet. Dhe kjo Kjo nuk shkon ne boten demokratike te kerkosh dicka për serbet e Kosovës kur nuk je ne gjendje t’i japesh dicka te tille minoriteve tjeter ne vendin tend, ne këte rast te shqiptareve etnik në Serbi?! Cdo marreveshje mes Beogradit dhe Prishtines do te jete e pavlefshme nese kerkohen te drejta për serbet e Kosoves, kur ato te shptareve te Lugines te injorohen!..Pa reciprocitet mes Kosoves dhe Serbise nuk do ket stabilitet ne rajon! Nuk shkon me keshtu me serbet e priveligjuar ne Kosove e shqiptaret e diskrimiuar ne Presheve!”