Hidhet poshtë mocioni i mbrojtjes së Pjetër Shalës për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme

Aktuale

Hidhet poshtë mocioni i mbrojtjes së Pjetër Shalës për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 15:15
Pjetër Shala

Gjykata Speciale ka hedhur poshtë mocionin e mbrojtjes së Pjetër Shalës për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme (pika 4) në aktakuzë, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

Ky vendim është marrë nga trupi gjykues i kësaj çështjeje më 15 shtator është bërë e ditur në faqen zyrtare të DhSK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë mënyrë, gjykimi në këtë çështje do të vazhdojë më 20 shtator në orën 09:30.

Aty do të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat