Abazi-VV-së: S’mundeni me shit pastërti me njerëz si Armend Muja e Mimoza Kusari

Aktuale

Abazi-VV-së: S’mundeni me shit pastërti me njerëz si Armend Muja e Mimoza Kusari

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 15:48
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat e shtetit dhe qëndrimin e VV-së kundër themelimit të komisionit hetimor.

Abazi ka thënë se VV-ja i ka marrë 51 % meqë në të kaluarën ka kritikuar praktika joligjore të dhënies së tenderëve.

“Ku mbet guximi i VV-së. Fjalimet tuaja janë viktimizuese, defanzive”, ka shtuar tutje ai.

Abazi iu është drejtuar deputetëve të VV-së duke iu thënë se s’mund ta bindin popullin me “njerëz të korruptuar” si Mimoza Kusari dhe Armend Muja.

“Mos na sillni statistika koti që i sjell Armend Muja, njeriu më i korruptuar në Grupin Parlamentar. Është me vepër penale për korrupsion të akreditimit të universiteteve. S’ndërtohet standard me njerëz të korruptuar si Armend Muja e Mimoza Kusari. S’mundeni me bind popullin me njerëz që e kanë ndërtu korrupsionin brenda institucioneve brenda 20 viteve. Gjeni njerëz të pastër. Ama me Armend Mujën e Mimoza Kusarin me caktu standarde të integritetit dhe pastërtisë, kot e keni. Njerëzit e njohin këtë strukturë. E dinë kush ka marrë mito për akreditim të universiteteve private” , ka thënë deputeti Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat