Daçiq i del në mbrojtje të terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Aktuale

Daçiq i del në mbrojtje të terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 22:57
Daçiç

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se videoja në të cilën shihet Milan Radoiçiq. i uniformuar dhe i armatosur në oborrin e Manastirit të Banjskës, nuk është e ditës së incidentit dhe se “është një mashtrim”.

“Ne nuk justifikojmë asnjë veprim të dhunshëm, na vjen keq për vrasjen e një polici, humbjen e jetëve të serbëve, që ka ndodhur një incident i tillë që nuk është në interes të Serbisë, tha Daçiq për televizionin publik serb RTS.

Siç raporton N1, Daçiq ka thënë se edhe Prishtina edhe opozita në Serbia po ia bartin përgjegjësinë presidentit Vuçiq për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës.

“Këtu po përpiqet të dëshmojë veten dhe të tregojë se ka qenë Milan Radoiçiq apo Zvonko Veselinoviq që i ka kryer këto veprime. Ata më së shumti do të donin ta kishin hasur Mojsiloviqin sepse kanë nevojë për një lidhje me Beogradin, duan të thonë se dikush po e importon nga jashtë. Në anën tjetër thonë se Vuçiq është organizator, e në anën tjetër ne hoqëm dorë dhe gjithçka e bartëm në Kosovë”, tha Daçiq.

Ai thekson se kjo nuk është e vërtetë dhe se Beogradi po lufton për paqen, për të drejtat e serbëve dhe se nuk do të lejojë përshkallëzimin e mëtejshëm të gjithë kësaj, “që të mos kemi një zjarr që nuk mund të ndalet”.

“Është e mjerë që në këtë mënyrë, në kurriz të vendit të vet, dikush dëshiron të dëshmojë se serbët janë terroristë që kanë marrë pjesë në të gjitha këto”, tha Daçiq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot pamje të reja nga sulmi i terroristëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Në pamjet e publikuara nga Sveçla shihet edhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe. Ai shihet me një grup terroristësh brenda oborrit të Manastirit në Banjskë të Zveçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat