Kamberi: Pas sulmit në Banjskë, në Luginë të Preshevës kanë lëvizur tankse e autoblinda të ushtrisë serbe

Aktuale

Kamberi: Pas sulmit në Banjskë, në Luginë të Preshevës kanë lëvizur tankse e autoblinda të ushtrisë serbe

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 23:33
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se Serbia ka tentuar që përmes grupeve paramilitare ta destabilizoj veriun e Kosovës.

Kamberi tha se “nuk ka shanse që Vuçiq e Vulin të mos e kenë ditur cfarë ka ndodhur në Banjskë”.

“Çfarëdo tensionimi është reflektu edhe në Preshevë, Serbia tentoi që përmes grupet paramilitare të krijoj situatë të re në veri të Kosovës. Preciziteti I Policisë së Kosovës e dështoi atë plan. Vuçiq mundohet ta arsyetoj, çfarëdo që flet e fajëson më shumë Serbinë. Nuk ka shanse që Vuciq e Vulin të mos e dinë çfarë ka ndodhur në Banjskë. Vuciq paraqitet që e di edhe çmimin e çdo artikulli në shitore në veri. Sasia e armatimit, asistenca financiare, dëshmon kontroll absolute që Vuciq ka në veri. Perëndimi duhet ta ndërpres flirtimin me Beogradin”, tha ai.

Tutje Kamberi tha se një ditë pas sulmit terrorist në Banjska, në Luginën e Preshevës janë vërejtur tankse dhe autoblinda të ushtrisë.

“Të nesërmen Vuciq ka lëvizur trupat e tij në teren, në Preshevë Bujanovc, janë vërejtur tankse, autoblindave, të ushtrisë, në deklarimin e mbrëmshëm ai tentoi ta involvoi Luginën e Preshevës. Ekziston një frikë që mund ta ëprodrin ndonjë shkas që të ndërmarrin ndonjë aksion hakmarrës në Luginë të Preshevës. Iu drejtova ambasadës së ShBA-së të marrin masa preventive”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat