Bajrami: VV-ja na ka lënë shtatë vjet pa liberalizim të vizave, sot kanë ftyrë me dalë me bë fushatë

Aktuale

Bajrami: VV-ja na ka lënë shtatë vjet pa liberalizim të vizave, sot kanë ftyrë me dalë me bë fushatë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:44
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Qeveria ka nisur një fushatë informuese lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Ajo ka fajësuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se për shtatë vjet e ka lënë vendin pa liberalizim të vizave.

“Lëvizja Vetëvendosje na ka lënë shtatë vjet pa liberalizim të vizave, sot kanë fytyrë me dalë me bë fushatë për liberalizim!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ndryshe, fushata informuese lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ka nisur të enjten.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se megjithëse liberalizimi i vizave hyn në fuqi nga janari 2024, kjo nuk ua mundëson qytetarëve të punojnë, të ndjekin shkollimin ose të të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat