Rohde: 1 janari kur qytetarët fillojnë të lëvizin lirshëm do të jetë e mrekullueshme

Aktuale

Rohde: 1 janari kur qytetarët fillojnë të lëvizin lirshëm do të jetë e mrekullueshme

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:28
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar ndërsa ka theksuar se 1 janari i vitit 2024, dita kur kosovarët fillojnë të lëvizin lirshëm, do të jetë e mrekullueshme.

Ai ka marrë pjesë në hapjen e fushatës informuese për liberalizimin e vizave, organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Diplomati gjerman nuk ka dashur të komentojë zhvillimet e fundit që lidhen sulmin terrorist në veri të vendit derisa është pyetur nëse Serbia duhet të sanksionohet pas këtyre zhvillimeve.

“Po flasim për viza sot, jo për politikë. Unë dua të jem shumë pozitiv sot”, ka thënë Rohde.

Qeveria e Kosovës ka hapur fushatën informuese për liberalizimin e vizave. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.

Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

Ndërsa një ditë më vonë, më 19 prill është nënshkruar akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat