Gashi, qeverisë: Ju s’keni numra për të qeverisur e ne për t’iu rrëzuar – zgjidhje janë zgjedhjet

Aktuale

Gashi, qeverisë: Ju s’keni numra për të qeverisur e ne për t’iu rrëzuar – zgjidhje janë zgjedhjet

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:45
Arben Gashi

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar sallën e kuvendit, pasi mazhoranca nuk i kishte numrat që të votohen projektligjet, të cilat kërkonin shumicë të thjeshtë.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, i tha pozitës se ata s’kanë numra për të qeverisur e opozita s’ka numra për ta rrëzuar qeverinë.

“E vërteta është që ju s’keni numra për të qeverisur e ne s’kemi numra për tu ju rrëzuar. Duhet një kompromis politik për të dalë prej kësaj situate”.

“Nëse një shumicë parlamentare për disa seanca me radhë nuk është në gjendje që t’i kalojë ligjet me shumicë të thjeshtë, kjo nënkupton që ne duhet të jemi të përgjegjshëm institucionalisht, politikisht dhe të vetëdijshëm për barrën politike që e kemi”, tha Gashi.

Tutje, Gashi tha se pozita e opozitës duhet të ulen e diskutojnë për rrugën përpara, teksa shtoi se zgjidhja e parë janë zgjedhjet.

“Zgjidhja e dytë është zgjerimi i koalicionit dhe zgjidhja e tretë është shpërndarja e kuvendit, s’ka zgjidhje tjetër. Ju duhet të garantoni minimumin qeverisës për ligjet e thjeshta”.

“Për marrëveshje duhet shumicë e kualifikuar dhe ne duhet të jemi të përgjegjshëm që bashkë t’i kalojmë ato, por barra i bie shumicës parlamentare që ta kërkojë kompromisin, e shumica nuk po është në kërkim të kompromisit”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat