Pse nuk doli popullata serbe e Banjskës në rrugë, koloneli në pension i Policisë analizon skenarin

Aktuale

Pse nuk doli popullata serbe e Banjskës në rrugë, koloneli në pension i Policisë analizon skenarin

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 20:09
Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka thënë se evitimi i rasteve si ai i 24 shtatorit do të mund të parandaloheshin vetëm nëse forcohet kufiri me Serbinë.

Sylejmani ka thënë në RTV Dukagjini se Serbisë dhe grupeve terroriste u ka dështuar plani, ndryshe ai parashikon se do të kishte pasur edhe grumbullim të popullsisë.

“Ata kanë pasur planet e vete që ose të ndërhyjnë në emër të shpëtimit të popullatës civile. Edhe pse kanë qenë orët e hershme të mëngjesit e keni vërejtur se asnjë person nga popullata civile nuk ka lëvizur. Po të kishin pasur sukses në veprimet e tyre ky grup terrorist, do të kishte pasuar alarmimi pasi e kanë mjaft të zhvilluar atë sistem dhe do të kishin dalë i madh e i vogël nëpër sheshe”, tha ai.

Sylejmani thotë se në situate të tilla kur do të kishte shumë popullatë civile në rrugë do të ishte shumë e vështirë neutralizimi i terroristëve.

Ish-koloneli thotë se tashmë duhet shfrytëzuar momentum dhe të bastisen kohë pas kohe manastiret.

“Deri më tani ka qenë pothuajse e pamundur të bastisen manastiret. Nuk ka qenë i përgatitur as opinioni ndërkombëtar për një gjë të tillë”, ka deklaruar ish-koloneli Rrahman Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat