Agjencia e Inteligjencës e Sigurisë së Mbrojtjes në koordinim me ShBA-në, njofton MM për kërcënimet e mundshme

Aktuale

Agjencia e Inteligjencës e Sigurisë së Mbrojtjes në koordinim me ShBA-në, njofton MM për kërcënimet e mundshme

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 11:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, agjenci kjo e cila do të jetë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjeneral major, Gëzim Hazrolli, tha se kjo Agjenci do të jetë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe rol do të ketë paralëjrminin e Ministrisë për kërcënimet e mundshme.

Ai tha se që nga faza fillestare e draftimit të këtij ligji MB ka qenë në koordinim të plotë me ShBA-në dhe për krijimin e kësaj Agjencie është marr modeli i propozuar nga ShBA-ja.

Ai tha se duke marr parasysh kërcënimet globale dhe ato rajonale formimi i kësaj Agjencie është shumë i rëndësishëm që lidershqipi kosovarë të njoftohet herët me kërcënimet e mundshme.

Dua të i’u jap një angazhim që kemi ardhur deri të ky draft ligj. Bëhen katër vjet që kemi filluar punë të inteligjencës së mbrojtjes. Bazuar në një planë që është bërë ne kemi marr vendim që në vitin e parë ta aprovojmë politika e këtij kapaciteti, viti i dytë ka qenë koncept dokumenti dhe është miratuar dhe vritni tret ka qenë planifikim që të draftohet Ligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtje. Gjatë gjitha fazave kanë qenë të ftuar të gjithë akterët”.

“Nga faza fillestare na kemi qenë në koordinim të plotë me partnerin tonë ShBA-ë. Në draftimin e kësaj kemi marr modelet më të mira që partneri jonë na ka sugjeruar. Kërkesa e lidershqipit kryesisht ka qenë ngritja e kapaciteteve të nevojshme që të gjitha që është primare kërcënimi nga jashtë dhe cenimet e brendshme. FSK ka një kapacitet të inteligjencës, ne jemi duke prodhuar çdo ditë që lidershqipin tona ta pajisim me informacion të nevojshëm. Në aspektin e nevojës të përshpejtimit të saj, kërcënimet rajonale dhe globale janë të tilla që duhet të jemi shumë vigjilent dhe të nevojshme që të prodhojmë inteligjencë. Kemi pasur kërcënime të tillë që kanë kërcënuar vendin hapur. Ne jemi shumë të kujdesshëm që të analizojmë realitetit, duhet të ecim me kohë”, tha ai.

Kryesues i grupit punues të këtij Projektligji, deputeti Enver Dugolli, tha se është e rëndësishme që kjo Agjenci të formohet për MB pasi që edhe Policia dhe institucionet e tjera të sigurisë kanë brenda tyre Agjenci të Inteligjencës.  Ai ka pyetur Hazrollin, se cili ka qenë modeli që është marr për krijimin e kësaj Agjencie.

Gjeneral Hazrolli, tha se janë pajtuar me partneret amerikanë që nga ngritja e kapaciteteve, trajnimi i stafit dhe ekspertëve do të vërehet në tersi më ta.

Siç e përmenda që nga momenti që kemi filluar diskutimet ne jemi ulur me partnerin amerikanë dhe jemi pajtuar që edhe ngritjen e kapacitetit, trajnimin e stafit edhe ekspertëve të tërën do ta bëjmë me partnerin strategjikë. Jemi kapacitet që nuk lejon që të këtë doktrinë”, tha ai.

Zyrtari nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, tha se që nga fillimi i draftimit të këtij Projektligji AKI ka qenë pjesë dhe tha se qëllim ka qenë që kjo Agjenci të funksionalizimet sa më parë duke marr parasysh kërcënimet që vijën nga jashte.

Duke marr për baze kërcënimin. Sa i përket shqetësimit që struktura është e njëjtë. Nëse është Agjenci duhet që të këtë një strukturë të grumbullimit dhe analizimit të atyre informacioneve. Duhet t’i kemi parasysh që të jemi në kuadër të praktikave të NATO-së. Duhet të jemi të kujdesshme që disa struktura duhet që të jenë brenda. AKI do të jetë ne përkrahje të Agjencisë”, tha ai.

Sefer Isufi, këshilltar për siguri i presidentes Vjosa Osmani, tha se kontributin e tyre ata do ta japin në proces e sipër.

“… në kuadër të kësaj të vlerësojmë dhe të japim imputet tona se ku dhe si mund t’i adresojmë çështjet. Edhe një çështje që është relevante është edhe autoriteti që e merr vendimin apo e dekreton drejtorin e këtij Agjencioni”, tha ai.

Dea Blakaj, nga zyra e Kryeministrit tha se ky është një ligj i rëndësishëm, por sipas saj, Qeveria ka paraparë që drejtori i Agjencisë t’i përgjigjet ministrit për informacionet e pastaj ministri t’i përgjigjet edhe presidentes edhe kryeministrit.

Kjo sipas saj, për arsye që të mos prishet zinxhiri komandues brenda ushtrisë dhe të mos anashkalohet ministri.

Ne, kur them ne mendoj Qeveria, ka paraparë edhe përgjësinë e kësaj Agjencie të re edhe ndaj presidentes së vendit ashtu siç edhe ndaj kryeministri përmes autoriteti të ministrit të Mbrojtjes. Siç e kemi kuptuar ne ekziston një zinxhir komandues brenda ushtrisë që nuk duhet të prishte. Ne kemi konsideruar se nëse drejtori i agjencisë i përgjigjet ministrit, pastaj ministri i përgjigjet për të gjitha çështjet e rëndësisë nacionale edhe kryeministrit edhe presidentes. Por mos ta prishim atë zinxhirin komandues duke ja lënë përgjegjësin drejtorit që të anashkaloj në përgjithësi ministrin”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat