‘Kërcënimi’ i Macron për pezullimin e liberalizimit të vizave për Kosovën/ Murati: Shqetësuese! Partneri kryesor i Francës në Ballkan është Serbia

Aktuale

‘Kërcënimi’ i Macron për pezullimin e liberalizimit të vizave për Kosovën/ Murati: Shqetësuese! Partneri kryesor i Francës në Ballkan është Serbia

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:59
Erl Murati

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Erl Murati, në një lidhje live përmes “Skype” në rubrikën “Opinion” në News24, komentoi deklaratën e presidentit francez për pezullimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Murati u shpreh se deklarata e Emmanuel Macron është shqetësuese, ndërsa shtoi se partneri i Francës në Ballkan nuk është Shqipëria e as Kosova, por Serbia.

“Vizita e Macron në Tiranë është më rëndësi simbolike. Është shqetësuese paralajmërimi i Macron për pezullimin e vizave për Kosovën. Vendimi i takon BE-së. Fakti që nuk ka pasur zhvillimin të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk e pengon Prishtina. Ne duhet të kuptojmë se Franca është një shtet që një rajonin e Ballkanit ka Serbinë. Serbia është partneri kryesor i Francës në Ballkan. Po të shihni qëndrimin e Gjermanisë ndaj Kosovës është e ndryshme nga i Francës për Kosovën.

Nuk mendoj se është një vendim i pa konsultuar i Francës. Vendimin e pezullimit të vizave i takon ta marrë BE. Mirëpo Franca është një nga dy vendet kryesore ku lëviz boshti i diplomacisë. Pra ka mundësi e fuqi të marrë këtë vendim dhe nuk besoj se do të ndryshohet. Kjo çështje është për ne primare, por BE sot ka halle më të mëdha, pra për ta çështja e Kosovës është në plan të dytë.”, u shpreh Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat