Dumoshi – Nagavcit: Keni dështuar t’i furnizoni nxënësit me libra shkollorë

Aktuale

Dumoshi – Nagavcit: Keni dështuar t’i furnizoni nxënësit me libra shkollorë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 17:11
Vlora Dumoshi

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka hedhur kritika ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në lidhje me furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.

Në Kuvendin e Kosovës, Dumoshi tha se Nagavci ka dështuar në misionin për t’i furnizuar fëmijët me tekste dhe materiale shkollore.

“Vetë e dini se keni dështuar me furnizimin e librave, ka hulumtime që 70% e nxënësve nuk i kanë të gjitha librat, hulumtimi është bërë këto ditë, më vjen keq si ministër fillon e thua po paragjykon, nuk po paragjykoj, por kjo është në të mirën e nxënësve”, tha ajo.

Nagavci u kundërpërgjigj duke thënë se nuk ka pasur asnjë ankesë nga ndonjë komunë apo shkollë në lidhje për këtë çështje.

Ajo dha statistika për aplikimet dhe transferet që kanë të bëjnë me tekstet shkollore.

“128 mijë e 205 nxënës për klasat 1 deri në 5. 99 mijë e 779 nxënës nga klasa 6 deri 9. Në platformën E-Kosova, kanë aplikuar 193 mijë e 622 prindër apo kujdestarë për subvencionime. Prej tyre 113 mijë e 65 aplikime për klasën 1 deri në 5 për tekste dhe material shkollor. 80 mijë e 557 aplikime për klasat 6 deri 9. Janë proceduar 191 mijë e 645 transfere”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat