Avokati i Popullit, Naim Qelaj pas vizitës tek minatorët: Ne duhet të kontribuojmë që kjo grevë të ndërpritet

Aktuale

Avokati i Popullit, Naim Qelaj pas vizitës tek minatorët: Ne duhet të kontribuojmë që kjo grevë të ndërpritet

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:08
Minatoret

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në një prononcim për media nga vizita e tij tek minatorët që janë në grevë urie që tre ditë ka thënë se ne duhet të kuntribuojmë që kjo grevë të ndërpritet dhe që minatorët të iu kthehen punës së tyre.

Normalisht, sipas Qelaj pasi të merren zotimet dhe plotësohen kërkesat e tyre.

“Ne me stafin jemi kujdesur me qenë të informuar me situatën ejuaj dhe për kërkesat dhe gjendjen e juaj shëndetësore. Tash, po e shoh me hy në kushtet e tillë në një ambient të tilë nuk qenka e lehtë. Vet fakti me qëndru disa minuta e lëre më me qëndru me ditë të tëra. Ne duhet të kontribuojmë dhe ju me iu kthye punës suaj të zakontë por gjithmonë pasi të merren zotimet dhe të gjetën zgjidhje për kërkesat e juaja”, ka thënë Qelaj.

Tutje, Qelaj është shprehur se e ka përcjellur me shqetësim situatën dhe ka pritur ndërprerjen e grevës kuptohet përmes një dialogu social mes Sindikatës së punëtorëve, Menaxhmentit dhe autoriteteve tjera që janë kompetente me i trajtu kërkesat dhe brengat e juaja.

“E kam përcjellur me shqetësim situatën dhe kam pritur ndërprerjen e grevës kuptohet përmes një dialogu social mes Sindikatës së punëtorëve, Menaxhmentit dhe autoriteteve tjera që janë kompetente me i trajtu kërkesat dhe brengat e juaja. Duke e parë që greva nuk është ndërprerë dhe përkundër ekzekutimit të pagave të një pjese të punëtorëve dhe duke parë gjendjen shëndetësore të punëtorëve që janë në grevë dhe e pashë të domosdoshme, natyrisht obligim me vizitu. Fillimisht u takova me përfaqësuesit e Sindikatës, u njoftova me kërkesat dhe me gjendjen”, ka thënë Qelaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat