Grenell kërkon që Kurti e Osmani të ndalojnë së injoruari marrëveshjet e mëparshme me Serbinë

Aktuale

Grenell kërkon që Kurti e Osmani të ndalojnë së injoruari marrëveshjet e mëparshme me Serbinë

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 22:22
Richard Grenell

Pas takimi të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me liderët evropianë në Bruksel, ka reaguar edhe ish i dërguar i departamentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell përmes një postimi në rrjetin social “X”, tha se Kurti dhe Osmani duhet të ndalojnë së injoruari marrëveshjet e arritura më parë me Serbinë.

Sipas tij, Kosova vet kishte rënë dakord për këto marrëveshje.

“Ne nuk kemi nevojë për më shumë takime dhe negociata – ne kemi nevojë për zbatimin dhe zbatimin e asaj që tashmë është rënë dakord. BE-ja është më e dobët se ekipi i Bidenit. Ata duhet të ndalojnë që Kurti dhe Osmani të injorojnë marrëveshjet e mëparshme,” shkroi Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat