Pal Lekaj: Koeficienti 105 euro i Qeverisë Kurti është qesharak, kemi nevojë për zgjidhje emergjente

Aktuale

Pal Lekaj: Koeficienti 105 euro i Qeverisë Kurti është qesharak, kemi nevojë për zgjidhje emergjente

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 22:51
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në seancën parlamentare ku u diskutua për koeficientin e pagave, seancë kjo e thirrur nga partia, kërkoi që të rregullohet statuti i qytetarëve dhe punëtorëve në Kosovë duke ua rritur pagat.

Një nga një, ai ka përmendur policët, mësimdhënësit, ushtarët, e shërbyesit civilë duke thënë se nuk po vlerësohen sa duhet për punën që bëjnë.

“A ka koeficient në botë që e peshon vlerën e heronjve tanë, policëve të Kosovës? Nuk ka turp më të madh për ne nëse nuk e ngrisim dorën për vëllezërit tanë policë që e japin edhe jetën për atdhe”.

“A meritojnë koeficientin 129 euro personeli arsimor, të cilët e kanë në dorë të ardhmen e shtetit tonë? Nuk duhet të gabojmë me këtë sektor dhe duhet t’u japim mbështetje mësimdhënësve”.

“Të gjithë e dimë që aftësia blerëse e punëtorëve që paguhen nga buxheti ka rënë. Kishim inflacion të ngritur dhe një qeveri e cila nuk ka arritur as t’i plotësojë vendet e reja të punës”.

Ai tha se koeficienti i Qeverisë Kurti, në vlerë 105 euro, është qesharak.

“Ky kurs i kësaj qeverie, këto e shumë kategori tjera i la në plotëni jashtë dore, dhe pastaj me një koeficient qesharak prej 105 euro u krijoi pakënaqësi. Prandaj, këto të dhëna dhe fakte janë shqetësuese dhe problematike”.

“Vendi ka nevojë për zgjidhje emergjente e cila është të rregullojmë statutin e tyre duke ndryshuar koeficientin”.

Në fund, Lekaj ka kërkuar edhe nënshkrimet e opozitës për mocionin e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë.

“Ka ardhë koha që vendi të shkojë në zgjedhje, dhe e lus edhe opozitën që të jepni nënshkrimet [për mocionin e AAK-së] dhe vendin ta qojmë në zgjedhje”, tha ai në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat