Behrami: As në imagjinatë s’do ta kisha besu që Specialja zbarkon në banesën e Blerim Shalës

Aktuale

Behrami: As në imagjinatë s’do ta kisha besu që Specialja zbarkon në banesën e Blerim Shalës

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 21:18
Artan Behrami

Në Pressing po diskutohet për bastisjet e EULEX’it nëpër vende ku banojnë bashkëpunëtoret e Hashim Thaçit sa ishte president i Kosovës.

Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka thënë se as në imagjinatat e tij nuk do të mendonte që Specialja zbarkon në banesën e Blerim Shalës.

Ai ka thënë se Shala është ndër intelektualët që ka një trashëgimi të bujshme edhe në çështjen e dialogut.

”As në imagjinatën time më të vogël nuk e kisha besu që Gjykata Speciale ia lejon vetës me zbarku në banesën e Bleirm Shalës, që është ndër intelektualët në Kosovë që ka një trashëgimi shumë të madhe edhe në dialog”, ka thënë Behrami.

Më tutje, Behrami ka deklaruar se “Gjykata Speciale mendon politikisht”.

Ka shtuar se vazhdimisht po dëshmohet se Specialja furnizohet me material nga institucionet e Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat