Zëdhënësi i VV-së: Për 2 ditë 256 qytetarë i kanë kaluar veturat e tyre në targa RKS

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së: Për 2 ditë 256 qytetarë i kanë kaluar veturat e tyre në targa RKS

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, deklaron së për dy ditë, 256 qytetarë i kanë kaluar veturat e tyre në targa RKS në veri të vendit.

Kështu ka shkruar ai në Facebook.

“Për 2 ditë 256 qytetarë i kanë kaluar veturat e tyre në targa RKS në veri të vendit”, ka shkruar Manxhuka.

Sipas vendimit të Qeverisë, regjistrimi i veturave me targa RKS është deri me datën 01.12.2023, me lehtësira financiare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat