Behrami: Skandal, Albini ka kërkuar nga dy njerëz të Serbisë ta shkruajnë statutin e Asociacionit

Aktuale

Behrami: Skandal, Albini ka kërkuar nga dy njerëz të Serbisë ta shkruajnë statutin e Asociacionit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 21:35
Artan Behrami

Analisti Artan Behrami tha se kryemninistri Albin Kurti ka kërku që draft-statuti për Asociacionin të shkruhet nga Borrell e Lajçak, që sipas tij janë personalitete pro-serbe.

Kështu u shpreh Behrami në “Pressing” në T7, duke thënë se Borrell e Lajçak janë personalitete anti-shqiptare.

“Tash çfarë thotë, Zajednica nuk është unë e jona po kanë kërku thotë që këtë ta shkruajë Bashkimi Evropian.

Paramendone Albin Kurti ka kërku që me shkru Borrelli dhe Lajçaku që para tri dite thoshte se ai ja mban anën Serbisë. Pra ia ka besu shkrimin e statutit dy personaliteteve që janë personalitete ma antishqiptare dhe ma proserbe në hemisferën e Europës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat