Mustafa thotë se draft-statuti i ri për Asociacionin është “shumë i përafërt me një shtet paralel brenda Kosovës”

Aktuale

Mustafa thotë se draft-statuti i ri për Asociacionin është “shumë i përafërt me një shtet paralel brenda Kosovës”

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 00:19
Besian Mustafa

Besian Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se e ka parë draft-statutin e propozuar evropian për Asociacionin. 

“Asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kemi pasur prezantim të draft-statutit. Zyrtarisht nuk kemi parë asnjë draft-statut. Ky i fundit, që aludohet të jetë i fundit, e kam parë”, u shpreh Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për draft-statutin që e ka publikuar Burim Ramadani në gjuhën shqipe.

“E kam të pamundur ta komentojë legjitimitetin. Jemi të sigurt që është draftuar një draft dhe i është dërguar Qeverisë, dhe edhe kryeministri ka dhënë komente. Atë që e ka publikuar Ramadani, në bazë të informatave që kemi, duket që është origjinali”, u shpreh tutje.

Mustafa, ka komentuar këtë draft-statut për Asociacionin. Në këtë dokument thuhet se ky Asociacion do të veprojë si forum për bashkëpunim dhe koordinim ndërkomunal.

“Thuhet se do të ketë president, zëvendës-president, Asamble, një kryeqytet, kuvend – dhe thuhet, negocion me Qeverinë e Kosovës. Thuhet se do të financohet nga Republika e Serbisë por pra nuk do të ketë asnjë kontroll nga Qeveria e Kosovës. Ka të drejtë të negociojë edhe me organizata ndërkombëtare. Pra tingëllon shumë përafërt me një shtet paralel brenda Kosovës. Pra ka territorin, kryeqytetin, presidentin e vet e të gjitha”, u shpreh Mustafa.

Se a do të kishte qenë i pranueshëm për të, “Mustafa ka thënë parimisht jo”.

“Në këtë verzion që e lexuam – nëse zbatohet, do të jetë një verzion më i vogël i Jugosllavisë brenda Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat