Berisha: Nuk hyn Serbia me ushtri për 3-4 komuna, por për tërë Kosovën

Aktuale

Berisha: Nuk hyn Serbia me ushtri për 3-4 komuna, por për tërë Kosovën

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 21:45
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se nëse do të ndodhte që Serbia të hynte në Kosovë, këtë nuk do ta bënte për mi marrë 3-4 komuna, por të gjithë territorin.

Kështu deklaroi deputeti Berisha në Pressing, duke thënë se Serbia do të hynte në Kosovë për pretendimin e saj për ta rikthyer Kosovën.

“Nuk hyn Serbia në Kosovë me ushtri për me marrë 3-4 komuna. Ajo hyn me përmbushë atë që e ka në kushtetutë, të gjithë Kosovën me kthy. Aq më tepër tani kur si ka ato pengesat e detyrimit për njohje”, tha ai.

“Hyrja e Serbisë në Kosovë, nëse do të ndodhte, ajo hyn me marrë Kosovën me rikthy Kosovën, ashtu siç pretendon”, u shpreh ai.

Deputeti shtoi se “Serbia është sateliti kryesor rus për rajonin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat