NATO: Vizita e Stoltenberg në Ballkan Perëndimor, për të treguar riafirmimin për paqe e stabilitet

Aktuale

NATO: Vizita e Stoltenberg në Ballkan Perëndimor, për të treguar riafirmimin për paqe e stabilitet

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:45
Jens Stoltenberg dhe Albin Kurti

Faqja zyrtare e NATO-s në platformën “X” ka publikuar një video përmbledhëse të turneut ballkanik të Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili vizitoi edhe Kosovën.

Kjo vizitë e Stoltenberg, sipas NATO-s është bërë për të treguar përkushtimin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Ballkanin Perëndimor, duke riafirmuar përkushtimin e NATO-s për ta mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në përshkrimin e videos.

Vizita e Stoltenbergut në rajon erdhi mes paralajmërimeve nga Ukraina se Rusia synon të nxisë konflikt mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat