Abazi: S'ka ministër, drejtor e konsulent që nuk intervistohen nga Dejona Mihali

Aktuale

Abazi: S'ka ministër, drejtor e konsulent që nuk intervistohen nga Dejona Mihali

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 15:35
Haki Abazi

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Abazit, s’ka ministër, drejtor e konsulent që nuk intervistohen nga Dejona Mihali.

‘’S’ka ministër, drejtor e konsulent që nuk intervistohen nga Dejona Mihali. Ajo është masha e Albin Kurtit’’, ka thënë Abazi.

Më tutje ai ka thënë se Prokuroria duhet të bastisë zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

‘’Kam bërë thirrje Prokurorisë që të bastisë zyrat e VV-së, aty janë disa kompjuterë që gjenerojnë fake news pa fund, goditën njerëz me urdhëra të Kurtit’’, ka thënë Abazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat