Vrasja e Liridonës, eksperti i sigurisë befason me deklaratën: Mund të jenë përfshirë dhe të afërm të tjerë të Murselit!

Aktuale

Vrasja e Liridonës, eksperti i sigurisë befason me deklaratën: Mund të jenë përfshirë dhe të afërm të tjerë të Murselit!

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 13:56
Liridona Mursel

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se në vrasjen e Liridona Murselit mund të ketë të përfshirë edhe persona të tjerë, familjarë.

Ai tha se hetimet do të zgjerohen lidhur me këtë ngjarje ku deri më tani janë arrestuar tre persona, Naim Murseli si porositës i krimit, Granit Plava, në rolin e ekzekutorit, dhe nipi i organizatorit Kushtrim Kokalla.

“Kosova nuk ka marrëveshje të ekstradimit me shtetin e Suedisë. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse familjarët e organizatorit të kësaj vrasjeje kanë ikur në Suedi, ndoshta edhe për t’i ikur ndjekjes panale nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, pasi sipas të gjitha gjasave, ajo që është diskutuar dhe është marrë vesh nga burime zyrtare, pista e hetimeve do të zgjerohet më tutje, sepse elementet janë të tillë saqë mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë.

Pra mund të jenë përfshirë edhe familjarë të tjerë të organizatorit të vrasjes. Por kjo do të shikohet nga ekipi hetimor që po mbledh të gjitha provat dhe faktet. Ndërsa pritet të shikohet se si do të shkojë seanca gjyqësore pasi jo rrallë në krime të tilla, organizatori nuk e ka marrë dënimin”, tha Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat