“Në shoqërinë e Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit!”, Bytyçi vjen me një analizë të fortë – ‘shpërthen’ ndaj Naim Murselit!

Aktuale

“Në shoqërinë e Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit!”, Bytyçi vjen me një analizë të fortë – ‘shpërthen’ ndaj Naim Murselit!

Nga: A.M. Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 14:26
Edi Rama dhe Naim Murseli

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër pas vrasjes së Liridona Murselit, nga bashkëshorti i saj Naim Mursel.

Bytyçi në një postim në Facebook komentoi afërsinë e Naimit me politikanët si, Edi Rama, Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli.

Ai bëri një analizë për këtë, derisa Naimin e cilësoi si një “terrorist gjakftohtë”.

“Pse kryeministri i Shqipërisë pozoi me Naim Murselin, këtë kriminel unik e gjakftohtë? Sepse ai ishte bashkëpunëtor i mikut të tij më të ngushtë, Behgjet Pacollit. Për këtë arsye pozoi me Murselin edhe Hashim Thaçi. A është normale kjo? Naim Murseli i është afruar edhe ish-ambasadorit të Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, por ai nuk e qasi afër vetës! Pse këta tjerët u miqësuan kaq shumë më të?!

Në marrëdhëniet institucionale kjo nuk është normale. Në marrëdhëniet miqësore e familjare konsiderohet normalitet. Atëherë çfarë e bën normalitet një pozim të tillë. Karakteri i njëjtë, dëshirat e njëjta, aventurat e njëjta, interesat e njëjta, emocionet e përbashkëta. Kjo është e vërteta! Nga pak Naim Mursel janë edhe Pacolli, edhe Rama, edhe Thaçi!” – shkroi profesori, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nuk e afroi ambasadori Lulzim Peci, por u miqësua me liderët në Prishtinë e në Tiranë!

Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për të eliminuar nënën e dy fëmijëve të tij! Nuk ta rrok asnjë lloj filozofie këtë akt makabër! As mendjet terroriste nuk shkojnë kaq larg.

Por ky terroristi gjakftohtë na shfaqet në shoqërinë e së paku prej tre politikanëve të të njëjtit format. Në shoqërinë e Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit! Normalisht ai duhej të ishte modeli i sjelljes në familje, i papajtueshëm me akte të tilla, nëse besojmë se edhe njerëzit e pushtetshëm me të cilët shfaqet janë të tillë.

Çështja ndërlikohet në një rast të tillë. Behgjet Pacolii i bëri ngushëllime dhe më pas u distancua, duke thënë se Murseli nuk ishte këshilltar, por anëtar i stafit të tij. Pa përcaktuar se cili ishte pozicioni në këtë straf. Edi Rama e pret me një buzëqeshje të pazakontë. Dhe jo se ai është njeri gazmor. Ai e di me kë pozon. Nëse i afrohet dikush i padëshirueshëm ose i panjohur, Rama refuzon të japë dorën, jo më të pozojë me të.

Pse kryeministri i Shqipërisë pozoi me Naim Murselin, këtë kriminel unik e gjakftohtë? Sepse ai ishte bashkëpunëtor i mikut të tij më të ngushtë, Behgjet Pacollit. Për këtë arsye pozoi me Murselin edhe Hashim Thaçi. A është normale kjo? Naim Murseli i është afruar edhe ish-ambasadorit të Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, por ai nuk e qasi afër vetës! Pse këta tjerët u miqësuan kaq shumë më të?!

Në marrëdhëniet institucionale kjo nuk është normale. Në marrëdhëniet miqësore e familjare konsiderohet normalitet. Atëherë çfarë e bën normalitet një pozim të tillë. Karakteri i njëjtë, dëshirat e njëjta, aventurat e njëjta, interesat e njëjta, emocionet e përbashkëta. Kjo është e vërteta! Nga pak Naim Mursel janë edhe Pacolli, edhe Rama, edhe Thaçi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat