“Hetime edhe në Suedi”, gazetari flet për vrasjen e Liridonës: Ja çfarë njoftoi Ministria e Jashtme

Aktuale

“Hetime edhe në Suedi”, gazetari flet për vrasjen e Liridonës: Ja çfarë njoftoi Ministria e Jashtme

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 16:20
Liridona dhe Naim Murseli.

Gazetari Muharrem Kafexhiu është shprehur se lidhur me rastin e vrasjes së Liridonës, e cila dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, do të ketë hetime edhe në Suedi, pasi ajo ishte edhe shtetase suedeze.

Komentet Kafexhiu i bëri në Euroneës Albania, ku tha se Ministria e Jashtme e Kosovës ka konfirmuar për “Ekspress” se një shtetase suedeze është vrarë në Kosovë, pra duke nënkuptuar interesimin e shtetit skandinav për vrasjen e Liridonës.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Sigurimi i jetës që viktima kishte në Suedi, kur humb jetën e marrin familjarët. Mund të ketë qenë shkak për vrasjen e saj?

Kafexhiu: Kjo ishte vrasja e tretë që Policia e mbylli në kohë rekord. Pra ky angazhim i Policisë së Kosovës meriton lëvdatat. Sigurimi i jetës është i vlefshëm kudo që shkon për një posedues të një pasaporte të vlefshme si ajo suedeze.

Pra Ministria e Jashtme ka konfirmuar për Ekspres se një shtetase suedeze është vrarë në Kosovë. Do të ketë Po vijojnë hetimet për të parë rrjedhën e ngjarjeve dhe masat që do të merren.

Nuk e di si do të përballet familja e Murselit, sepse përderisa ata do të gjykohen në Kosovë, familja është nisur për në Suedi dhe ndoshta do të ketë kërkesë ekstradimi në shtetin skandinav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat